top of page

Kush e shkatërroi basketbollin e femrave!? Sa turp…! Shikoni çfarë ekipi legjendar kishim…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 20, 2023
  • 2 min read

Na ishte njëherë basketbolli i femrave. Kështu do ta niste kushdo ai që do të guxonte të fliste për ekipin e basketbollit të femrave, Skënderbeu. Sa turp, që Korça, qyteti ku lindi basketbolli i femrave dhe mësoi gjithë Shqipërinë si luhej basketbolli, sot nuk ka më.

Përpara se të flasim se si ka qenë basketbolli, padiskutim që duhet të flasim se kush e shkriu atë. Kush ishte ai njeri që guxoi të mbyllte ekipin e femrave të lojës së koshit? Përse e bëri një gjë të tillë? Përse Korça sot nuk ka më ekip basketbolli të femrave?

Këtë përgjigje e të tjera si kjo, duhet ti përgjigjet një përgjegjës dhe ajo është ish-shefja e klubit shumësportësh, Tatjana Marash, që me paturpësinë më të madhe hodhi poshtë gjithë legjendat e koshit të këtij qyteti. A i ka kërkuar kush llogari ish-shefes së klubit tani që kjo ish-shefe klubi nuk është më? Po kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, a e ka vënë ndonjëherë përballë përgjegjësisë Tatjana Marash për këtë skandal dhe shumë të tjera si kjo që ka bërë?

Nuk e ka bërë kurrën e kurrës dhe s’ka për ta bërë, sepse kryebashkiaku ka “frikë”, se nga se, nuk e di kush. Themi ka frikë me të drejtë, sepse nëse nuk do të kishte frikë, nuk e kishte lënë ish-shefen e klubit ti prekej as maja e “flokut” basketbollit të femrave.

Vërtet sa turp. Po, po, turp e faqe të zezë… Marash i vurë njollë të madhe basketbollit të femrave, kësaj embleme të këtij qyteti. Po ti përmendim edhe më poshtë se çfarë ekipi kishte Skënderbeu dhe shikoje sa turp të madh bërë:

Po sjellim për të gjithë ju të nderuar sportdashës së lojës së koshit, këtë foto që shikoni më poshtë. Ka qenë superskuadër gjatë viteve 1999-2000 që mori të gjitha trofetë. Në këtë foto ka aq shumë emra legjendë, sa ish-shefja e klubit as mund të krahasohet ndonjëherë me të gjithë këta që janë në foto dhe nuk u vjen as në “majën e gishtave”.

Që nga Anesti Mano, trajner me moshat që është pjesë e fotos. Trajneri fitues Arjan Kostani, Pandi Balli (ish-trajneri i suksesshëm). Migena Plasa, Eva Naçi, Aida Nakolli, Gentjana Koxhaj, Alma Gegolli, Gerta Ropi, Mamica Mitezi, Lida Shehu, Spiro Bardhi, që ka qenë edhe president i ekipit në atë kohë. Në këtë foto janë edhe Bruna Seferi dhe Andoneta Shamia.

Vite më shumë se të lavdishme që sot kanë mbetur vetëm në kujtime. Këta ishin vetëm protagonistët e kësaj kohe në këtë foto, pa haruar edhe një emër të madh si, Edmond Dushku.

Ehhhh çfarë njollë të zezë i le vetes, o zonja Tatjana Marash. A mund të shkrihej basketbolli i femrave? Kurrën e kurrës, po, po, kurrën e kurrës. Por ti e bëre realitet thjesht se të donte qejfi.

Njollë të madhe i vure Korçës, o ish-zonjë, sepse as këtë fjalë nuk e merriton më.

Ju lutemi tani në këtë momente drejtuesve të tjerë, të kthejnë basketbollin e femrave, sepse janë legjenda e këtij qyteti. Ju lutemi na e bëni këtë të paktën…

Ose, së fundi i lutemi edhe kryebashkiakut të këtij qyteti: Dil dhe kërkoju falje të gjithë sportdashësve dhe emblemave të basketbollit.

Turp, vërtet turp...



bottom of page