top of page

Klubi Shumësportësh Skënderbeu vazhdon të heshtë për …

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Updated: 27 minutes ago

Tashmë është zyrtare që ekipi i volejbollit për femra i Skënderbeut është pa trajner. Pas dorëheqjes së trajnerit Ornaldo Koja, ekipi nuk ka ende një trajner për sezonin e ri. Nuk ka asnjë njoftim nga ana e klubit se kujt do t’i besohet drejtimi i ekipit.


Natyrisht, janë përfolur disa kandidatura, por ende nuk ka asnjë vendim. Ndërkohë, kujtojmë se një pjesë e ekipit që ka mbetur në Korçë është duke u stërvitur nga zëvendëstrajneri Eriols Haxhillari, dhe kjo për shkak të respektimit të kontratës së pagesës për lojtaret deri në fund të këtij muaji.


Por ndërkohë që ekipet e tjera janë drejt formimit dhe duket se gjithçka ka nisur nga konfirmimet e trajnerëve, në Korçë kjo nuk po ndodh.


Nuk kuptojmë se ku qëndron vështirësia dhe çfarë pritet. Koha ikën shpejt dhe duhet të fillohet puna, sepse gara këtë sezon do të jetë shumë e fortë dhe, nga sa mësohet, do të jenë katër ekipe që do të kërkojnë titullin.



“KORÇA BOOM”



bottom of page