SUPER Akademia e Pogradecit/ 9 lojtarë në kombëtaren Rajonale. Urime!
- Korca Boom
- 19 hours ago
- 1 min read
Updated: 4 hours ago
"Nëntë yje në rritje", pogradecarët që përfaqësojnë kombëtaren rajonale
Futbolli pogradecar ka arsye për të festuar! Plot 9 lojtarë të moshës U13 janë pjesë e përfaqësueses rajonale të futbollit në qarkun e Korçës ku një grup drejtohet nga dyshja e trajnerëve Lako-Kita dhe tjetri nga Hektor Kapllani ku të cilët janë në një periudhë prove që zgjat nga shtatori 2024 deri në maj 2025.
Një arritje e rrallë dhe domethënëse për akademinë e futbollit Pogradeci kjo me një përfaqësim kaq të gjerë në strukturat rajonale. Nëntë emra, nëntë shpresa, dhe një e ardhme që duket më premtuese se kurrë për qytetin buzë liqenit.
Për Pogradecin sportiv, ky është më shumë se një sukses, është një mesazh se koha më e mirë për të investuar te të rinjtë është tani.
Emrat e lojtarëve janë:
Rajan Kulla
Alvin Ambo
Deon Kujtimi
Santiliano Hasanlliu
Tristan Hoxha
Noel Ago
Migel Torollari
Noel Prodani
Stiven Hoxhallari.
“KORÇA BOOM”
