top of page

“Selin i vinin natyrshëm mesazhet, Brikena dilte te morali...”/ Psikologia: Mendimi dhe qëndrimi nuk përputhen me...

  • 2 hours ago
  • 1 min read

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Eva Sinanaj. Ajo ka folur më shumë mbi “Big Brother VIP”, personazhet që marrin pjesë në këtë reality show, si dhe për fitoren e Selin…


Pjesë nga intervista:


Në aspektin sociologjik, Brikena nuk ishte rast i njëjtë me Selin. Brikena kishte shumë korniza, ndryshe nga Selin. Si e shikon ti?


Selin kishte korniza, por korniza reale dhe konkrete. Dhe nuk i mëshonte faktit që “po e them këtë sepse duhet ta them”. Selinës i vinin natyrshëm mesazhet dhe çdo gjë që përfaqësonte. Kurse Brikena dilte gjithnjë te pjesa e moralit. Ndoshta ka qenë një strategji, ka menduar se do pëlqehet. Është ajo kategori që mendon se çfarë do thotë tjetri.


Por Brikena kishte një kontradiktë si personazh. Nëse ajo do t’i qëndronte atyre që fliste, që ishin të mira, pavarësisht se ishte spektakël, unë do të kisha preferuar ta shikoja me kostum veshur dhe me këmisha të mbyllura deri në grykë. Sepse duhet që mendimi dhe qëndrimi të përputhen me njëra-tjetrën. /TAR/

“KORÇA BOOM”


bottom of page