Java finale në Kategorinë e Parë, FSHF mbledh arbitrat/ Luhet edhe finalja Skënderbeu-Laçi
- 56 minutes ago
- 1 min read
Në kuadër të afrimit të ndeshjeve përmbyllëse të sezonit, Sektori i Arbitrimit në FSHF zhvilloi një takim pune me arbitrat e Kategorisë së Parë, me fokus përgatitjen sa më të mirë për fazën më të rëndësishme të kampionatit.
Aktiviteti nisi me një seancë stërvitore me karakter relaksues dhe motivues, e cila synoi forcimin e aspektit fizik dhe përqendrimit mendor të arbitrave, në funksion të rritjes së performancës në fushën e lojës.
Më pas, takimi vijoi në sallën e mbledhjeve, ku u analizuan situata konkrete nga ndeshjet e fundit, si dhe u diskutuan çështje organizative dhe teknike në kuadër të fazës “Final Four”.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e vijueshmërisë, konsistencës dhe uniformitetit në vendimmarrje, si dhe menaxhimi profesional i momenteve të veçanta të lojës, në përputhje me standardet e larta që kërkon gara në këtë fazë përcaktuese të sezonit.
Kujtojmë që ditën e hënë më 4 maj, luhet edhe finalja e kategorisë së parë për titullin kampion mes Skënderbeut dhe Laçit, ku padiskutim do të kemi në fushë gjyqtarët më të mirë dhe nuk do të mungojë as VAR-i në stadiumin “Skënderbeu”.
“KORÇA BOOM”
















