Igli Tare Drejtor Sportiv te Milani/ Armand Duka: Urime Igli!
- Korca Boom
- 21 hours ago
- 1 min read
Updated: 3 hours ago
Presidenti i FSHF-së Armand Duka, uron Igli Taren për postin e Drejtorit Sportiv te Milani:
“Urime Igli! Emërimi yt si Drejtor Sportiv i klubit të Milanit, është një arritje vërtetë e rëndësishme.
Besoj fort se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni yt do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet që i takojnë, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij.
Ti ke dëshmuar më parë te Lazio, ku për vite me radhë ke ndërtuar me sukses një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në arenën ndërkombëtare.
Tani të pret një tjetër sfidë e madhe, por jam i bindur se do t’ia dalësh edhe këtë herë, me të njëjtën maturi dhe pasion për lojën.”
“KORÇA BOOM”
