top of page

Selin thyen kutinë e fundit të emergjencës, favori që përfitoi banorja

  • 4 days ago
  • 1 min read

Ndërsa “Big Brother VIP 5” po i afrohet finales, tensioni mes banorëve është rritur ndjeshëm, me kutitë e emergjencës që po ndikojnë drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës. Pas vendimeve të mëhershme nga Rogerti dhe Miri, radha për të hapur kutinë e fundit i takoi Selin.


Banorja vendosi të thyejë kutinë dhe të lexojë zarfin e fshehur brenda saj, duke u bërë kështu e treta që përballet me një nga mekanizmat më të veçantë të këtij sezoni. Sipas përmbajtjes së zarfit, Selin ka fituar një avantazh të rëndësishëm: mundësinë për të dëgjuar opinionet e ish-banorëve lidhur me fituesin e këtij edicioni. Këto qëndrime janë shprehur gjatë prime-it të fundit dhe pritet të ndikojnë në strategjinë e saj në ditët vendimtare të lojës.


Më herët, Rogerti kishte hapur kutinë e parë të emergjencës, ku u ngarkua me detyrën për t’u dhënë nga pesë komplimente secilit prej banorëve. Ndërsa Miri, si përfitues i kutisë së dytë, fitoi të drejtën të ftonte një mik brenda shtëpisë.


Hapja e kutisë së fundit nga Selin duket se ka sjellë një ndikim të dukshëm në marrëdhëniet mes banorëve dhe në balancat e lojës. Në këtë fazë finale, çdo avantazh konsiderohet vendimtar, duke e bërë garën për çmimin e madh edhe më të hapur dhe të paparashikueshme./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page