Momente frike në rrugë: Aksident me motor, dy të pl*gosur në gjendje të rëndë
- 4 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës, më 15 prill, në aksin Balldre–Torovicë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur rrethues në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila dyshohet se është shtatzënë. Të dy të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















