top of page

ZYRTARE/ Igli Tare firmos te Milani, zbulohet kontrata dhe paga

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 21 hours ago
  • 1 min read

Updated: 5 hours ago

Igli Tare do të jetë drejtori sportiv i Milanit dhe nuk ka më dyshime për këtë. Shqiptari ka firmosur ditën e sotme me kuqezinjtë, ndërsa në fillim të javës së ardhshme pritet zyrtarizimi i klubit.


Detajet zyrtare ende nuk dihen, por nga Italia raportojnë se bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, me një pagë prej 800 mijë Eurosh në sezonin e parë, e cila pritet të rritet në sezonet pas ardhëse në bazë të performancave.


Tare rikthehet në postin e drejtorit sportiv dy vite pas largimit nga Lazio. Detyra e parë e tij te Milani do të jetë zgjedhja e trajnerit, ndërsa më pas do të punohet për pjesën e rinovimeve, ku çështjet delikate janë me Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Christian Pulisic.


Pasi të ketë përfunduar këto, Tare do të angazhohet me pjesën e merkatos, aty ku priten lëvizje të shumta, pas një sezoni të dështuar, që u mbyll pa Europë.



“KORÇA BOOM”



bottom of page