top of page

Nga beteja me sëmundjen te divorci, avokati i njohur rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Avokati i njohur Saimir Vishaj ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas përfundimit zyrtar të martesës së tij, duke ndarë me ndjekësit një mesazh emocional mbi këtë periudhë të vështirë personale.


Sipas tij, Gjykata e Tiranës ka vendosur zgjidhjen e martesës së tij 35-vjeçare, duke e konsideruar atë tashmë “de juro” të divorcuar nga bashkëshortja. Ky vendim shënon përfundimin formal të një bashkëjetese të gjatë familjare.


Në reagimin e tij, Vishaj e përshkruan këtë periudhë si një nga më të vështirat e jetës, duke theksuar se gjendja emocionale dhe sfidat personale, përfshirë edhe problemet shëndetësore me të cilat është përballur më herët, e kanë bërë këtë proces edhe më të rëndë.


Ai shprehet se ndarja vjen pas një historie të gjatë bashkëjetese dhe ndërtimi familjar, ndërsa nënvizon se ndryshimet në jetën e tij private kanë sjellë një ndjesi të fortë vetmie dhe reflektimi.


Saimir Vishaj njihet si një nga emrat e spikatur të avokatisë në Shqipëri, me një karrierë të gjatë në fushën e së drejtës penale dhe me angazhim të mëparshëm në organizata të profesionit, përpara se të tërhiqej pjesërisht për shkak të problemeve shëndetësore./ NOA

“KORÇA BOOM”


bottom of page