Mesazh i fortë pas mbledhjes së PS-së, Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë
Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale pas zhvillimeve në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku u përjashtua nga forumet e partisë. Ish-ministrja e Jashtme ka publikuar një mesazh të fortë, duke lënë të kuptohet se vendimi nuk e ka tronditur dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Në reagimin e saj, Spiropali përdor një metaforë nga qeniet mitologjike, duke theksuar se, pavarësisht goditjeve që mund të marrë, do të vijojë të qëndrojë dhe të reagojë.
“Jam si ato qëniet mitologjike që po më preve 1 kokë, më dalin 7 të tjera”, shkruan Spiropali, në një mesazh që vjen pas zhvillimeve të fundit brenda Partisë Socialiste.
Ajo shprehet se nuk pendohet, nuk lutet dhe nuk pret mëshirë nga askush, duke e mbyllur reagimin me një deklaratë të fortë për drejtësinë.
“Për mua nuk ekziston mëshira. Për mua ekziston Drejtësia. Në këtë kuptim unë për askënd mëshirë nuk kam”, shkruan ish-ministrja.
Reagimi i Spiropalit vjen në një moment tensionesh dhe zhvillimesh brenda strukturave të Partisë Socialiste, ndërsa mesazhi i saj është interpretuar si një qëndrim sfidues pas vendimit për përjashtimin nga forumet partiake.
“KORÇA BOOM”
















