E rëndë: Trup i pajetë zbulohet në agim, dyshohet për vet*varje”
- May 2
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një prej kullave të vrojtimit në zonën e njohur si Plazhi i Vjetër.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvarjeje, ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Menjëherë pas konstatimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi identitetin e viktimës, ndërsa pritet që hetimet dhe ekspertiza mjeko-ligjore të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes.
“KORÇA BOOM”
















