FINALJA e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu dhe Laçi për titullin në 90 minuta vendimtare
- 1 hour ago
- 1 min read
Të hënën, më 4 maj, mbyllet sezoni i Kategorisë së Parë, ndërsa e gjithë vëmendja në orën 17:00 do të jetë në stadiumin “Skënderbeu”, ku dy skuadrat më të mira të kampionatit, Skënderbeu dhe Laçi, do të diskutojnë titullin kampion.
Skënderbeu ka disa përparësi në këtë sfidë të fundit të sezonit, pasi luan në shtëpi dhe mbështetet nga tifozët e tij. Gjithashtu, ekipi korçar është 1 pikë përpara Laçit dhe i mjaftojnë dy rezultate: fitorja ose barazimi. Ndërsa Laçi ka nevojë vetëm për fitore.
Në Korçë synohet vendi i parë dhe do të ishte zhgënjim nëse Skënderbeu e humb këtë mundësi, pasi ka qenë kryesues gjatë gjithë sezonit dhe e meriton plotësisht titullin e Kategorisë së Parë. Megjithatë, të dy ekipet e kanë siguruar ngjitjen në Superligë dhe e luajnë ndeshjen më të qetë, ndërsa mbetet për t’u parë kush do të ngrejë trofeun.
Një ditë më parë, të dielën, luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së fundit, ku lufta për mbijetesë dhe pozicionet në tabelë mbetet shumë e fortë deri në fund.
JAVA 33
3 MAJ (E DIEL) – ORA 15:00
Korabi – Iliria
Kukësi – Besa
Lushnja – Kastrioti
Apolonia – Burreli
Luftëtari – Pogradeci
4 MAJ (E HËNË) – ORA 17:00
Skënderbeu – Laçi
“KORÇA BOOM”













