top of page

“Lajm i sajuar”/ Reagimi i ashpër i Emirateve ndaj raportimeve izraelite

  • Mar 8
  • 1 min read

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mohuar raportimet e mediave izraelite për një supozuar sulm ndaj një impianti uji në Iran, duke i cilësuar ato si “fake news”.


Ministria e Jashtme e vendit deklaroi se Emiratet nuk kërkojnë përshkallëzim të konfliktit, edhe pse theksoi të drejtën e plotë për të mbrojtur sigurinë kombëtare përballë çdo agresioni.


Rashid Al Nuaimi, kreu i Komisionit për Mbrojtjen, Punët e Brendshme dhe të Jashtme në Këshillin Kombëtar Federal të Emirateve, reagoi publikisht në rrjetin X duke e quajtur lajmin një sajesë. “Kur bëjmë diçka, kemi guximin ta shpallim”, shkroi ai, duke shtuar se Emiratet nuk e barazojnë popullin iranian me regjimin e Teheranit.


Ndërkohë, në Abu Dhabi janë dëgjuar shpërthime të forta sipas dëshmitarëve. Kryeqyteti ka qenë objekt goditjesh të përsëritura që nga fillimi i tensioneve rajonale pas sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes së Teheranit.

"KORCA BOOM"


bottom of page