LAJMI FUNDIT/ Qeveria gënjeu për rritjen e pagës së mësuesve në janar. Ja çfarë pritet të ndodhë më tej!
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Në muajin janar pritej që mësuesit në mbarë Shqipërinë të merrnin rritje në pagën e tyre, por kjo nuk ka ndodhur menjëherë sapo është mara paga në ditët e para të shkurtit.
Në numrat e llogarisë së mësuesve nuk pati asnjë qindarkë rritje që u premtua nga kryeministri Edi Rama dhe tashmë mund të thuhet se qeveria i gënjeu mësuesit shqiptarë në këtë fillim të vitit 2026-të.
Pritej që rritja të ishte 3 mijë në muaj për çdo mësues ashtu si edhe premtoi vetë Rama, por të paktën për janarin kjo doli një gënjeshtër e madhe.
Burime pranë portalit tonë bëjnë me dije se edhe në shkurt (pra në pagën që do të merret në mars) të mos ketë sërish asnjë rritje, por nga marsi pritet të mbërrija nëpër ZVA-të e vendit edhe VKM-ja që do të lajmërojë rritjen e premtuar.
Të njëjtat burime pranojnë se me atë VKM që do të dalë pas një muaji paga të rritet që nga janari, pra mësuesit do ti marrin shtesat të gjitha bashkë, por të gjitha këto nuk janë zyrtare, pasi vetëm kur të mbërrijë VKM-ja mund të themi zyrtarisht për rritjen e pagave të mësuesve.
Të presim dhe të shohim në vazhdim, sepse premtimi ishte premtim nga ana e kryeministrit Rama dhe mësuesit ndihen të zhgënjyer nga ky premtim.
“KORÇA BOOM”



















