top of page

Lajmi i fundit / Tre ekipe të Kategorisë së Parë në borxhe – u bllokohet merkatoja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 8 hours ago
  • 1 min read

Kriza financiare ka goditur jo vetëm ekipet e Superligës, por edhe ato të Kategorisë Parë, duke sjellë pasoja të rënda në funksionimin e klubeve. Tre skuadra të kësaj kategorie janë aktualisht në borxhe dhe për rrjedhojë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), përmes Komisionit të Disiplinës dhe Financës, ka vendosur t’u bllokojë merkaton, duke i detyruar të shlyejnë detyrimet ndaj futbollistëve.

Cilat janë ekipet e penalizuara?


  • Laçi

  • Kukësi

  • Luftëtari (i cili edhe pse ka ndryshuar emrin, nuk i ka shpëtuar borxheve të trashëguara)


Këto klube kanë humbur çështje ligjore ndaj lojtarëve të tyre dhe nuk kanë ekzekutuar pagesat e vendosura me vendime zyrtare. Për pasojë, nuk mund të regjistrojnë lojtarë të rinj derisa të shlyejnë borxhet.


Në këtë listë i është shtuar edhe një klub i Kategorisë Dytë, Oriku, i cili megjithëse ka borxhe më të vogla në vlerë, sërish është penalizuar me bllokim merkatos.

Pasojat prag sezonit ri


Nëse këto klube nuk arrijnë të zgjidhin situatën në kohë, do ta kenë të vështirë të përgatiten për sezonin e ri. Pamundësia për të afruar përforcime i vë në pozita të pafavorshme në një garë gjithnjë e më të fortë dhe konkurruese.


"KORÇA BOOM"




bottom of page