top of page

Lajmi i fundit / Tefik Osmani largohet nga Vllaznia

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Korçari Tefik Osmani, i cili ka mbajtur postin e Drejtorit Teknik te ekipi i Vllaznisë, ka përfunduar bashkëpunimin me klubin shkodran. Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar nga klubi, ku theksohet ndarja me mirëkuptim mes palëve.


Në komunikatën zyrtare, Vllaznia falënderon Osmanin për kontributin e dhënë gjatë këtij sezoni, në të cilin ekipi e mbylli kampionatin në vendin e dytë, një arritje e rëndësishme për skuadrën.


Osmani, me përvojën dhe autoritetin e tij si ish-futbollist i njohur, solli stabilitet dhe profesionalizëm në stafin drejtues, duke luajtur një rol të rëndësishëm në performancën pozitive të Vllaznisë këtë sezon.

Nuk dihet ende se cili do të jetë destinacioni i radhës për Tefik Osmanin, por emri i tij mbetet një referencë e njohur në futbollin shqiptar.


 “KORÇA BOOM


bottom of page