top of page

LAJMI I FUNDIT/ Ngjarje në Korçë. Në Maliq 57-vjeçari dhunon 17-vjeçarin

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. Q., pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka shfrytëzuar një sipërfaqe toke në pronësi të vëllait të tij.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. L., 57 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur një 17-vjeçar, me të cilin lëvizte në të njëjtin automjet për transport publik.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page