LAJMI I FUNDIT/ Pogradeci zbret me “këmbë në tokë”. Tirana fituese e Kupës së FSHV-së!
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 3 min read
Pogradeci-Tirana 1-3
(20-25, 19-25, 25-23, 21-25)
Ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë mes Pogradecit startoi në orën 19:00 në pallatin e sportit në Farkë, ndërkohë që në këto momente ka përfunduar ndeshja me fitoren e Tiranës 1-3, që njëkohësisht është edhe fituese e Kupës së FSHV-së.
Seti i parë filloi mirë për kryeqytetaset të cilat kanë krysuar në start 0-2. Më pas 1-3 po për Tiranën dhe është Pogradeci që nuk lejon kryeqytetaset të shkëputen, duke barazuar për herë të patë sifrat në momentin që tabela shënon 6-6. Madje për herë të parë liqenoret kryesojnë 7-6. Sërish është Tirana që kalon në avantazh dhe shënon 4 pikë radhazi duke çuar shifrat në 7-10 dhe këtu pogradecaret kryejnë ndërrime në parket. Shifrat ngushtohen më tej në 9-10, por sërish Tirana përpiqet të ruajë një diferencë të ngushtë 10-12. Pas këtij momenti liqenoret hutohen dhe tolerojnë deri sa tabela shënon 10-15, pra 5 pikë diferencë në parket. 11-17 rezultati dhe Tirana ka arritur të krijojë një diferencë të konsiderueshme për të mbyllur sa më parë këtë set. Më tej shifrat janë, 12-19, 15-19 dhe në këtë moment Tirana detyrohet të marrë pushim. Pas pushimit dy pikë për Tiranën, 15-21. Më tej 18-23 dhe përfundimisht 20-25 duke bërë që Tirana të fitojë setin e parë të takimit në një set që zgjati plot 30 minuta.
Seti i dytë i ndeshjes fillon sërish mirë për Tiranën që menjëherë merr kryesimin në shifrat 3-5, me një Pogradec që nuk del në lojën e vet, teksa humbja në setin e parë e ka hutuar dhe gabon shumë. Madje më tej Tirana krijon diferencë të thellë duke shënuar rezultatin në 3-9, diferencë e madhe në kaq pak pikë. 5-12 më tej, duke bërë që Tirana të jetë e qetë dhe të mendojë që të shkojë sa më shpejt drejt fitores edhe të këtij seti. Pogradeci ngushton diferencën në 8-13, por e ka të vështirë të afrohet më shumë. 11-16, 15-20, 16-23 dhe përfundimit 19-25, duke fituar edhe setin e dytë, pra gjendja e seteve 0-2 për Tiranën. Seti i dytë u luajt në 30 minuta, aq sa zgjati edhe seti i parë.
Seti i tretë i ndeshjes ndryshe nga dy të parat fillon më së fundi me avantazhin e Pogradecit 4-1. Më pas sërish kryesim për liqenoret 7-3, që janë vërtet më ndryshe se dy setet e para që i humbën. Gjithsesi është radha e Tiranës të zgjohet dhe ngushton rezultatin në 9-8. Këto shifrat të ngushta janë dhe më tej kur tabela elektronike shënon 13-12, po për Pogradecin që kryeson vazhdimisht deri në këtë moment dhe për herë të parë rezultati barazohet 13-13. Sërish barazim në pikët 18-18, duke treguar se ky set ka rivalitet të madh në parket. 20-20, 23-23 dhe në fund 25-23 për Pogradecin që hap ndeshjen, pasi gjendja e seteve shkon në 1-2 për Tiranën. Seti i tretë zgjati 31 minuta.
Seti i katërt kthen Tiranën në lojë që kryeson që në fillim 2-4 dhe më pas çon rezultatin në 6-10, duke e ndaë “mendjen” që të mos lëshojë më dhe të mbyllë sa më parë takimin. Por është Pogradeci që nuk dorëzohet kollaj dhe luan mirë duke e barazuar tashmë rezultatin në 10-10 dhe duke e bërë setin më të bukur dhe më dramatik. 13-12 në avantazh Pogradeci dhe më tej, 15-14 dhe Tirana kalon përsëri në avantazh 15-16. Tirana pas këtij avantazhi është më e qetë dhe kryeson 17-20, 19-21, 20-23 dhe përfundimit 21-25, duke bërë që Tirana të fitojë finale me rezultatin 1-3. Seti i fundit i takimit zgjati 33 minuta.
Në këtë mënyrë Tirana është fituese e Kupës së FSHV-së, një trofe që në fakt ishte menduar i fituar nga pogradecaret, por që me ndeshen e sotme, treguan se edhe kjo skuadër ka probleme, pavarësisht blerjeve të bujshme dhe investimit shumë të madh nga presidenca.
Gjithsesi një humbje që duhet të bëhet mësim për liqenoret që duhet të mendojnë ndryshe për kampionatin, pasi titulli kampion nuk mund të fitohet kështu.
“KORÇA BOOM”
