top of page

Lajmi i fundit /Përplasje e trefishtë pranë Sovjanit, një person dërgohet me urgjencë në spital

  • 4 days ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin nacional Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ku janë përfshirë tre automjete.


Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, personat e tjerë të përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime më të lehta.


Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Përplasja ka shkaktuar për disa minuta edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për dinamikën e plotë të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page