top of page

Lamborghini, thumbime dhe fron: Përplasja epike mes Noizy-t dhe Don Xhonit në rrjetet sociale

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Skena e hip-hop-it shqiptar është ndezur sërish, me një rivalitet që ngjason me një garë me makina luksi dhe mesazhe të koduara në rrjetet sociale. Në qendër të përplasjes janë dy nga emrat më të mëdhenj të repit: Noizy dhe Don Xhoni.


Gjithçka nisi kur Noizy prezantoi makinën e tij të re, Lamborghini Revuelto, një model hibride V12 me çmim të lartë, pjesë e koleksionit të tij prej 13 supermakinash. Në mbishkrimin e postimit, ai la një mesazh intriguese që duket se nënkuptonte një hierarki në garën për dominim: “Allo. I ke ra gabim & A din me numru deri 13”.


Pak më vonë, Don Xhoni, i cili gjithashtu zotëron një Lamborghini Revuelto, reagoi me një story në Instagram që duket si një thumbim ndaj Noizy-t: “Allo 2shi, 1shi ktu”, duke treguar se nuk ka ndërmend të lërë fronin pa luftë.


Noizy iu përgjigj shpejt: “Ashtu mendova dhe unë”, duke treguar se e sheh veten gjithmonë në krye. Por Don Xhoni nuk u ndal me kaq dhe shtoi një tjetër mesazh provokues: “Come on Barbie, let’s go party”, në sfondin lejla të makinës së Noizy-t.


Në këtë duel nuk është vetëm garë makine apo pasuri, por një përballje për dominimin në skenën e repit shqiptar, ku çdo makinë simbolizon influencën dhe suksesin.


Në fund, spektakli është për publikun, që po ndjek me vëmendje këtë “Fast & Furious” të hip-hop-it shqiptar.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page