top of page

LAMTUMIRË mjekes së nderuar korçare Drita Ballço!

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Ndahet nga jeta mjekja e nderuar Drita Ballço, një prej figurave më të respektuara të mjekësisë korçare dhe të shërbimit të obstetrikë-gjinekologjisë.


E lindur në Elbasan më 23 Nëntor 1951, Dr. Drita Ballço ia kushtoi gjithë jetën profesionit të mjekes, duke shërbyer me përkushtim, humanizëm dhe dashuri për pacientët.


Pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1975, ajo punoi në Elbasan, Cërrik dhe më pas në Korçë, qytet me të cilin lidhi jetën profesionale dhe familjare.


Për dekada me radhë, pranë konsultorit të gruas në Korçë, ajo u bë jo vetëm një profesioniste e rrallë, por edhe një mbështetje dhe shpresë për breza të tërë grash dhe familjesh.


Sot mjekësia humbi një mjeke të përkushtuar, ndërsa qyteti ynë një grua fisnike e të dashur.


Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ballço, të afërmve, miqve dhe kolegëve. Kujtimi dhe kontributi i saj do të mbeten gjithmonë të paharruara.

“KORÇA BOOM”


bottom of page