top of page

Lasgush Poradeci “rikthehet në jetë” në Korçë, falë një 12-vjeçari dhe inteligjencës artificiale!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 24
  • 1 min read

Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua një aktivitet i veçantë në nder të poetit të madh shqiptar, Lasgush Poradeci, me temën “Lasgush Poradeci, poeti i shpirtit, dashurisë dhe liqenit”.


Ky aktivitet solli për publikun një mënyrë krejt të re për të përjetuar figurën e poetit, duke ndërthurur artin me teknologjinë moderne. Në qendër të eventit ishte përdorimi i inteligjencës artificiale, përmes së cilës Lasgushi u rikthye në formën e një hologrami, një ide dhe realizim i 12-vjeçarit Deon Gjoka, nxënës i shkollës “Sevasti Qirjazi”. Sipas tij, kjo eksperiencë kishte në thelb ndërthurjen e krijimtarisë artistike me risitë teknologjike.


Aktiviteti u organizua dhe u drejtua nga nxënësit e shkollës “Sevasti Qirjazi”, të cilët përveç instalacioneve digjitale, interpretuan edhe disa prej poezive më të njohura të Lasgushit, duke i dhënë ngjarjes një frymë të ngrohtë artistike.


Mes të pranishmëve ishte edhe vajza e poetit, Marie Gusho, e cila, e prekur nga nisma e të rinjve, falënderoi organizatorët për kujdesin dhe dashurinë me të cilën ruhet e përcillet trashëgimia e të atit.


Ky aktivitet shënoi një mënyrë të re për ta sjellë Lasgush Poradecin më pranë brezit të ri, duke dëshmuar se arti dhe teknologjia mund të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike për të ruajtur gjallë kulturën shqiptare.

"KORÇA BOOM"

ree

bottom of page