Legjenda e fushës, ish-sulmuesi i Skënderbeut, Jorgaq Lara, përkujtohet
- 2 hours ago
- 1 min read
Sot përkujtohet 20-vjetori i ndarjes nga jeta të ish-futbollistit Jorgaq Lara, një emër që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar.
Gjatë karrierës së tij, Lara ka veshur fanellën e Partizani Tirana, ndërsa më pas u bë pjesë e skuadrës “Puna”, e njohur sot si Skënderbeu Korçë. Ai spikati si një sulmues i majtë me cilësi të veçanta, duke realizuar gola të bukur dhe duke fituar vlerësimin e tifozëve.
Një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij mbetet goli i bujshëm ndaj një skuadre çeke, i cili në atë kohë bëri jehonë të madhe dhe u kthye në një kujtim të veçantë për sportdashësit.
Futbollistët e asaj periudhe luanin në kushte të vështira, por pasioni, përkushtimi dhe talenti i tyre bënë që emra si Jorgaq Lara të mbeten të paharrueshëm në historinë e sportit shqiptar.
“KORÇA BOOM”
















