Publikohen formacionet zyrtare, Spanja ul në stol Pedri, Belgjika vjen me ndryshime të mëdha
top of page

Publikohen formacionet zyrtare, Spanja ul në stol Pedri, Belgjika vjen me ndryshime të mëdha

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Sot do të zhvillohet çerekfinalja e dytë e Kupës së Botës, me Spanjën që do të përballet me Belgjikën në një duel që nis në orën 21:00.


Ndryshimi më i befasishëm te “La Roja” është lënia në stol e Pedrit. Ylli i Barcelonës nuk do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa vendin e tij në formacion e merr Fabian Ruiz. Pjesa tjetër e skuadrës spanjolle mbetet e pandryshuar nga përballja e fundit ndaj Portugalisë.


Nga ana tjetër, Belgjika do të ketë një mungesë të rëndësishme. Amadu Onana nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e kaluar kundër SHBA-së. Ndërkohë, lajmi pozitiv për belgët është rikthimi i Kevin De Bryjn në formacionin titullar.


Skuadra që do të triumfojë në këtë përballje do të sigurojë një biletë për në gjysmëfinale, ku do të përballet me Francën. “Gjelat” siguruan kualifikimin pas fitores ndaj Marokut.

“KORÇA BOOM”


bottom of page