Lëvizje të forta në polici, ndryshojnë shefat e Krimit Ekonomik dhe Qarkullimit
- 4 hours ago
- 1 min read
Ndryshime janë regjistruar në strukturat drejtuese të Policisë së Tiranës, ku janë bërë lëvizje në dy sektorë kryesorë.
Shefi i Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Kreshnik Alimadhi, është larguar nga detyra. Në këtë pozicion është emëruar Artenis Merka, i cili do të marrë drejtimin e këtij sektori.
Ndryshime ka pasur edhe në Komisariatin e Policisë Rrugore, ku është larguar nga detyra Neritan Buzi. Në vend të tij është komanduar Luis Zeqaj, i cili do të drejtojë përkohësisht këtë strukturë.
Lëvizjet vijnë në kuadër të riorganizimeve të brendshme në Policinë e Shtetit, ndërsa pritet të ketë zhvillime të tjera në strukturat drejtuese në vijim.
“KORÇA BOOM”
















