MALIQ/ I dënuar me burgim për 2 vepra penale, arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim
- 2 hours ago
- 1 min read
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që janë shpallur në kërkim për krime të ndryshme, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin S. L., 38 vjeç.
Ai ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Maliq
I dënuar me burgim, nga Gjykata e Vlorës, për 2 vepra penale, lokalizohet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim.

“KORÇA BOOM”