MALIQI sot testi i parë miqësor në shtëpi/ Kukësi mysafir në Maliq!
- 2 days ago
- 1 min read
Maliqi pas startit të përgatitjeve verore sot ka planifikuar testin e parë miqësor veror dhe në këtë takim të pasdites së sotme mysafir në Maliq do të jetë skuadra kukësiane.
Duke qenë se Kukësi është duke zhvilluar fazën e vet në Korçë, pas miqësores me Skënderbeun ka zgjedhur të përballet me Maliqin sot në orën 17:30, skuadrën e kategorisë së dytë.
Një test që do ju vlejë shumë maliqarëve, që do të shikojnë nga afër skuadrën e re.
Njoftimi i Klubit të Maliqit:
Sot në orën 17:30 në stadiumin "Jovan Asko" të Maliqit zhvillohet testi i parë miqësor kundër Kukësit të Bledi Kadiut, që militon në Kategorinë e Parë.
“KORÇA BOOM”
















