FOTO-ALBUM/ Mijëra njerëz në Mokra n’Fest, edicioni i 7-të sjell traditat, këngët, vallet dhe gatimet e trevës
- 1 day ago
- 1 min read
Edicioni i 7- i MOKRA N"Fest dhe mokrarët ja dolën më së miri të nxjerrin në pah vlerat, traditat, mikpritjen, bujarinë, kulturën, historinë dhe faktin që janë njerëz që dinë të argëtohen.
Ky edicion i 7-të solli gjithçka, që nga historia e gurit të Mokrës, peizazhet fantastike të kësaj treve, dollinë qindra vjeçare, gatimet tradicionale, punimet e dorës, këngët, vallet deri edhe tek sportet ujore.
Me mijëra ishin të pranishmit në këtë festë e cila bën bashkë banorët e trevës së Mokrës, emigrantët por edhe të ardhurit nga zona të tjera të vendit.
Emri i Mokër vjen nga fakti se zona dikur kishte shumë mullinj me ujë që bluanin drithin, interesant është ky personazh Shefqet Lushka i cili ruan gurët mbi 400 vjeçarë të mokrës që blhej mielli vite më parë.
Nga zakoni i dollisi i dasmës mokrare, pritja e miqve, këngët e burrave dhe grave deri ishin pjesë e këtij organizimi për të vendosur në piedestal traditat e hershme.
Ndërkohë që krahas promovimit që Mokra tashmë merr si zonë autentike për kryetarin e Bashkisë Ilir Xhakolli me shumë rëndësi janë investimet që janë realizuar dhe që do zbatohen në vijimësi.
Mokra n'Fest krahas traditave e folklorit është edhe një ditë bashkimi dhe rikthimi e banorëve në vendlindje të cilët janë larguar nëpër Shqipëri apo edhe jashtë saj. Ndërsa disa muaj më parë Ministria e Turizmit e shpalli këtë festë si të dytën më të mirë në Shqipëri për promovimin e traditave./ Oranews
“KORÇA BOOM”




















