top of page

12 vite pa Dr. Florin, Miri dhe Landi e kujtojnë me fjalë që prekin zemrat!

12 hours ago
1 min read

Kanë kaluar 12 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e një prej artistëve më të veçantë të muzikës shqiptare, Florian Kondit, i njohur nga publiku si Dr. Flori.


Artisti u nda nga jeta më 17 nëntor 2014, në moshën 35-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi muzikore dhe këngë që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.


Në këtë përvjetor, kujtimet për të janë rikthyer edhe përmes homazheve të miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Miri dhe Landi, me të cilët Dr. Flori krijoi grupin e njohur “West Side Family”, kanë zgjedhur ta kujtojnë artistin përmes postimeve në rrjetet sociale.


Miri ka publikuar një fotografi bardhezi të këngëtarit, të shoqëruar me fjalë të ndjera, duke shprehur se mungesa e tij vazhdon të ndihet çdo ditë, edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite.


12 vite më pas, Dr. Flori mbetet një emër i paharruar për publikun shqiptar, ndërsa muzika dhe kontributi i tij vazhdojnë të jetojnë në kujtesën e fansave.

“KORÇA BOOM”


bottom of page