Mbrëmje “magjike” për skuadrat shqiptare, Vllaznia dhe Egnatia mposhtin kundërshtarët e tyre
- Jul 24, 2025
- 1 min read
Vllaznia ka arritur të triumfojë në përballjen e parë kundër Vikingurit me shifrat 2-1 me përmbysje. Një hap shumë i madh ky i shkodranëve për t’u kualifikuar në turin e radhës në Conference League.
Fillimisht ishin miqtë që kaluan në avantazh falë golit të Gunnarsson në pjesën e parë. Por në pjesën e dytë, Vllaznia bëri një kthesë spektakolare duke përmbysur rezultatin falë golave të Bajramit dhe Malës.
Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Egnatia në transfertë ndaj Dinamo Minsk me rezultatin 2-0. Një paraqitje tepër e mirë e rrogozhinasve, të cilët u shpërblyen me golin e Lushkjes në pjesën e parë. Egnatia nuk u ndal me kaq, pasi arritën të shënojnë edhe golin e dytë në fundin e ndeshjes me Bakayokon.
“KORÇA BOOM”
















