Mbyllet java e 1-rë/ Ja renditja. Skënderbeu në krye, Pogradeci i 9-ti
- Korca Boom
- Aug 24
- 1 min read
Ka përfunduar pak momente më parë edhe ndeshja e fundit e javës së parë të Kategorisë së Parë. Pogradeci ka hedhur një hap fals në shtëpi me Lushnjën duke barazuar 0-0, ndërkohë që me këtë ndeshje i është dhënë fund javës së parë.
Skënderbeu me fitoren e pastër 3-0 ditën e djeshme ka marrë që në start kyesimin me 3 pikë të plota, aq sa ka edhe Laçi dhe Kukësi.
Pogradeci me barazimin e sotëm renditet në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit.
Më poshtë sjellim rezultatet dhe renditjen përfundimtare pas 90 minutave të luajtura deri tani.
Kategoria e Parë/ Java 1
DJE
Iliria - Laçi 1-2
Kukësi - Apolonia 2-1
AF Luftëtari - Korabi 1-1
Besa - Kastrioti 1-1
Skënderbeu - Burreli 3-0
SOT
Pogradeci - Lushnja 0-0
“KORÇA BOOM”

