Mbyllet java e 4-t/ Ja rezultatet dhe renditja! Skënderbeu në vendin e parafundit!
3 days ago
1 min read
Java e 4-t e Abissnet Superiore u mbyll me fitoren e Elbasanit ndaj Egnatias në “Elbasan Arena”. Verdheblutë triumfuan 2-1 në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e kësaj të diele.
Në ndeshjen tjetër të së dielës, Laçi siguroi tri pikët në shtëpi, duke mposhtur 2-0 Vllazninë. Ndërkohë, Skënderbeu dhe Tirana ndanë pikët të premten në Korçë, në një përballje që u mbyll në barazim 1-1.
E shtuna solli një tjetër derbi të kryeqytetit, me Dinamo City që triumfoi 4-2 ndaj Partizanit, ndërsa Teuta vijoi paraqitjet pozitive në këtë kampionat, duke regjistruar fitoren e radhës me suksesin 2-0 ndaj Vorës në shtëpi.
“KORÇA BOOM”

















