Merr flakë automjeti i parkuar në fshatin Bulgarec të Korçës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse
- 2 hours ago
- 1 min read
Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Bulgarec, në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri në mjet ka rënë rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, ku mjeti ka qenë i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në objektet përreth.
Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Nga ana e grupit hetimor po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
“KORÇA BOOM”
















