Mesazhi i Kryepeshkopit Joan në një moment të rëndësishëm: “Shqipëria është e të gjithëve”
Kryepeshkopi Joan ka përcjellë një mesazh për të gjithë ata që kanë përgjegjësi vendimmarrëse në vend, duke u bërë thirrje të marrin vendime të urta dhe të pjekura, në shërbim të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve.
Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, ai u lut që Perëndia t’u ndriçojë mendjet vendimmarrësve, në mënyrë që zgjedhjet e tyre të jenë në të mirë të vendit.
“Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të të gjithë vendit. Sepse Shqipëria është e të gjithëve”, u shpreh Kryepeshkopi Joan.
Ai theksoi gjithashtu se çdo person që jeton në Shqipëri është pjesë e saj dhe ka të drejtën të kontribuojë në ndërtimin e së ardhmes së vendit.
“Të gjithë ata që banojnë këtu janë pjesë e saj dhe të gjithë kanë të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e saj”, deklaroi ai.
Në përfundim, Kryepeshkopi Joan shprehu shpresën se lutjet do të dëgjohen dhe se vendimet e duhura do të merren në interes të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.
“Prandaj, i lutemi Zotit që të ndriçojë mendjet për të marrë vendimet e duhura dhe shpresojmë që lutjet e të drejtëve Perëndia do t’i dëgjojë”, përfundoi ai.
“KORÇA BOOM”
















