top of page

Mimoza Ahmeti humb babanë, mesazhi i dhimbshëm: “Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua”

  • 50 minutes ago
  • 1 min read

“Dhe tani që po shkon drejt asaj bote ku është edhe nëna ime, kam vetëm një lutje për ty: Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua.”


Me këto fjalë prekëse, Mimoza Ahmeti ka përcjellë dhimbjen e saj për ndarjen nga jeta të babait të saj të shtrenjtë.


Përmes një mesazhi të ndjerë, ajo shkruan se sot është shuar një pjesë e zemrës së saj, duke e përshkruar të atin si një nga shtyllat më të forta të jetës dhe një pjesë të pandarë të asaj që ajo është sot.


Ajo kujton mësimet, dashurinë, mundin dhe sakrificat e të atit, duke shprehur shpresën se çdo arritje e saj në jetë e ka bërë atë krenar.


Por dhimbja bëhet edhe më e fortë kur ajo i kërkon të atit, tashmë në një tjetër botë, të përqafojë nënën e saj, e cila gjithashtu nuk jeton më.


“Thuaji se më ka munguar çdo ditë dhe se dashurinë për ju të dy e kam mbajtur gjithmonë të gjallë në zemrën time”, shkruan ajo.


“Tani jeni përsëri bashkë… Dhe unë mbetem këtu, me kujtimet tuaja, me mallin dhe me një dashuri që nuk do të shuhet kurrë.”


Në fund, ajo i drejtohet të atit me një tjetër mesazh të dhimbshëm, duke i kërkuar atij dhe nënës që ta ruajnë nga lart.


“U prehsh në paqe, babi im. Përqafoje nënën fort për mua… Dhe, nëse mundeni, më ruani të dy nga lart. Ju dua sot, nesër dhe përtej çdo kohe.


Përjetë vajza juaj.”

“KORÇA BOOM”


bottom of page