top of page

Miratimi i ndarjes së re territoriale/ 6 skuadra rrezikojnë të shkrihen, midis tyre dhe MALIQI!

Oct 10
1 min read

Ndarja e re territoriale u miratua në orën 1 pas mesnate mes një situate të tensionuar në parlament. Opozita votoi kundër, ndërsa reforma kaloi me 85 votat e mazhorancës.


Kësisoj Bashkitë që do të shkrihen janë Fushe-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh e Përrenjas.


Shkrirja e këtyre Bashkive, rrezikon ekzistencën e plot 6 skuadrave, të cilat financohen në mënyrë të drejpërdrejtë nga Bashkitë përkatëse.


Bëhet fjalë për Maliqin, Albpetrolin, Këlcyrën, Memaliajn, Osumin dhe Turbinën. Vlen të theksohet fakti se qytetet e tjera që preken nga kjo shkrirje nuk kanë momentalisht ekipe futbollit të ngritura, ndërkohë që Egnatia e Rrogozhinës është në pronësi të Z.Agim Demrozi.


LISTA E SKUADRAVE QË RREZIKOJNË TË SHKRIHEN:


Skuadra e Maliqit që militon në Kategorinë e Dytë


Skuadra e Albpetrolit të Patosit që militon në Kategorinë e Dytë


Skuadra e Këlcyrës që militon në Kategorinë e Dytë


Skuadra e Memaliajt që militon në Kategorinë e Dytë


Skuadra e Turbinës së Cërrikut që militon në Kategorinë e Tretë


Skuadra e Osumit të Dimalit që Militon në Kategorinë e Tretë

“KORÇA BOOM”


bottom of page