Mirënjohje Z. Romeo Rrapo për një karrierë të spikatur në arsim!
Mirënjohje për një karrierë të spikatur në arsim!
Pas një jete të tërë të përkushtuar ndaj arsimit, Z. Romeo Rrapo, drejtor i Shkollës 9-vjeçare "Pandeli Cale" në Korçë, mbyll me dinjitet një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij profesionale, duke dalë në pension.
Me këtë rast, ai u nderua nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë, ku drejtoresha Znj. Vinjola Rota i shprehu mirënjohjen më të thellë për kontributin e vyer, udhëheqjen me vizion, përkushtimin e palodhur dhe shembullin e shkëlqyer që ka dhënë ndër vite në shërbim të arsimit.
Me urtësi, përgjegjësi dhe dashuri për shkollën, Z. Romeo Rrapo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e nxënësve, kolegëve dhe të gjithë komunitetit arsimor. Vlerat që ai ka përcjellë do të mbeten një trashëgimi e çmuar dhe një frymëzim për brezat që do të vijnë.
Urime për këtë etapë të re të jetës! Ju urojmë shëndet, jetë të gjatë, lumturi dhe ditë të mbushura me qetësi, krenari dhe gëzime pranë familjes.
Faleminderit për gjithçka keni dhënë për arsimin dhe për shoqërinë!
“KORÇA BOOM”
















