Momente paniku gjatë punës, punëtori rrëzohet nga kati i tretë
- 4 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku një punonjës i shërbimeve publike ka pësuar dëmtime të rënda pas rënies nga lartësia e një godine private.
Sipas informacioneve paraprake, D. K., punonjës i shërbimeve publike, po punonte së bashku me kolegët për pastrimin e ndërtesës kur dyshohet se ka rënë nga kati i tretë. Si pasojë e rënies, gjendja e tij shëndetësore është kritike.
Menjëherë pas ngjarjes, punëtori u transportua me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim më të specializuar mjekësor.
Pritet reagimi zyrtar i policisë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
"KORCA BOOM"
















