Monika Kryemadhi bëhet aktore, shfaqet në prapaskenat e filmit me Dea Vierin
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 1 min read
Monika Kryemadhi ka vendosur t’i japë fund përfundimisht angazhimit të saj politik për t’iu përkushtuar një pasioni të ri: kinematografisë. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa momente nga xhirimet e filmit të ri shqiptar me titull “Me fat”.
Në një foto të publikuar nga prapaskenat, Kryemadhi shfaqet së bashku me bloggeren e njohur Dea Vieri, teksa janë gati për aventurën e tyre të re në ekranin e madh. Roli i saj në film nuk është bërë ende publik, por pjesëmarrja e një figure politike në botën e artit ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.
Pas një karriere të gjatë në skenën politike shqiptare, përfshirë drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe mandatin si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, Monika Kryemadhi duket se ka zgjedhur të hapë një kapitull të ri, larg debateve politike dhe më pranë artit dhe krijimtarisë.
Filmi “Me fat” pritet të dalë në kinematë shqiptare në muajt në vijim, ndërsa pritet me interes të zbulohet edhe roli që Kryemadhi do të interpretojë në këtë projekt.
“KORÇA BOOM”
