MOT i kthjellët, por me ngrica/ Ja parashikimi i motit për sot, e mërkurë, 18 shkurt 2026!
top of page

MOT i kthjellët, por me ngrica/ Ja parashikimi i motit për sot, e mërkurë, 18 shkurt 2026!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ditët me shi duket se kanë marrë fund, për t’ia lënë vendin motit me diell, por me temperatura të ulëta.


Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.


Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët, vranësira deri mesatare në relievet malore në lindje në pjesën e parë të ditës.


Ndërkohë do të ketë ngrica përgjatë akseve rrugore malore të vendit.


Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.


Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page