Moti surprizon, ja sa do të shënojë termometri sot
- 2 hours ago
- 1 min read
Korça do të zgjohet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe me diell, ndërsa gjatë gjithë ditës pritet të mbizotërojë një mot i qëndrueshëm, pa reshje shiu.
Temperaturat do të jenë të larta për stinën, duke arritur deri në 32–33°C në orët e mesditës, ndërsa në mëngjes do të zbresin në rreth 16–17°C.
Era do të fryjë e lehtë nga lindja dhe verilindja, me shpejtësi të ulët, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë. Mbrëmja do të jetë e freskët dhe e kthjellët, me temperatura që do të zbresin gradualisht. Mundësia për reshje mbetet pothuajse zero gjatë gjithë ditës.
Për shkak të rrezatimit të lartë diellor, këshillohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve 11:00–16:00, si dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve.
“KORÇA BOOM”
















