top of page

LAJMI FUNDIT/ NAFTA BIE SËRISH: Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja tarifat e reja

  • May 28
  • 2 min read

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish uljen e çmimeve të karburanteve në Shqipëri gjatë mbledhjes së zhvilluar më 28 maj 2026.


Sipas vendimit të ri, nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 187 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë do të jetë maksimumi 175 lekë për litër.


Edhe benzina ka pësuar ulje. Çmimi i saj në tregun me pakicë do të jetë jo më shumë se 174 lekë për litër, ndërsa në shitjen me shumicë maksimumi 162 lekë për litër.


Bordi bëri të ditur se çmimet e reja hynë në fuqi sot, më 28 maj, në orën 14:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e tjera të tregut.


Autoritetet paralajmërojnë se çdo operator i tregtimit me shumicë apo pakicë është i detyruar të zbatojë vendimin, ndërsa në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullim aktiviteti.


Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, bashkë me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklarojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.


SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

"KORÇA BOOM"


bottom of page