top of page

Ndahet nga jeta pas aksidentit punonjësi i IEVP Korçë, reagim nga Burgu i Drenovës

  • Mar 19
  • 1 min read

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 45-vjeçari në qarkun e Korçë, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe kolegët e tij.


Viktima, Krenar Çekiçi, humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra në një aksident rrugor të ndodhur në aksin Korçë–Maliq, pranë fshatit Lumalas, pasditen e 18 marsit rreth orës 13:30.


Sipas informacioneve, aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Çekiçi mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Korçë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetonte frakturave serioze që kishte pësuar.


Drejtuesi i mjetit tjetër është shoqëruar nga policia dhe po hetohet për rrethanat e aksidentit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Në një reagim publik, IEVP Korçë ka shprehur dhimbjen për humbjen e punonjësit të tyre.


“Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i respektuar në institucionin tonë”, thuhet në reagim.


Institucioni thekson se ndan dhimbjen me familjen, ndërsa kolegët e kujtojnë Çekiçin si një njeri të përkushtuar dhe të respektuar në punën e tij.

“KORÇA BOOM”


bottom of page