Ndarja që surprizon: Kevi Berberi largohet nga Pogradeci
- Jun 12, 2025
- 1 min read
Klubi i Pogradecit dhe mesfushori Kevi Berberi nuk do të vijojnë më bashkëpunimin për sezonin e ardhshëm. Pas një periudhe të frytshme me skuadrën liqenore, lojtari largohet me dinjitet dhe me kontributin e tij të çmuar të vlerësuar nga të gjithë brenda klubit.
Berberi ishte një nga emrat më të spikatur në mesin e fushës, i njohur për lojën e qetë, përkushtimin dhe profesionalizmin në çdo ndeshje.
Ai ka qenë një pikë referimi për ekipin, dhe largimi i tij shënon përfundimin e një kapitulli pozitiv për të dyja palët.
Në një deklaratë të shkurtër, futbollisti ka falënderuar klubin, stafin dhe tifozët për mbështetjen dhe respektin gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Pogradec. Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje mbi arsyet e ndërprerjes së bashkëpunimit, që mbeten brenda marrëveshjes mes palëve.
Klubi i Pogradecit i uron Kevit suksese në vazhdim të karrierës dhe e falënderon për kontributin dhe seriozitetin e treguar në çdo moment.
“KORÇA BOOM”
















