Ndryshon moti/ SOT shi, breshër dhe vetëtima
- Apr 21
- 1 min read
Kjo javë e prillit ishte parashikuar që do të karakterizohej nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin, sipas parashikimeve meteorologjike.
Gjatë ditëve në vijim, sidomos në mesjavë, pritet shtim i vranësirave dhe reshje shiu në shumë zona të Shqipërisë.
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit.
Gradualisht reshjet e shiut priten të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët, në veriperëndim dhe perëdim në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në Alpe dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi
deri në 14 m/s.
Megjithatë, situata atmosferike nuk do të zgjasë shumë. Parashikohet që nga fundi i javës, konkretisht prej ditës së premte, moti të përmirësohet gradualisht, me kthjellime dhe rritje të temperaturave në të gjithë territorin./ Zoom.al
“KORÇA BOOM”
















