Nga kurora te ringu, Miss Gjermania debuton në boksin profesionist
Tatjana Genrich, modelja gjermane me origjinë ruse, e kurorëzuar Miss Gjermania në vitin 2022, do të bëjë debutimin e saj në boksin profesionist më 14 nëntor, në Messehalle të Magdeburgut.
33-vjeçarja ka vendosur të hyjë në ring me një objektiv ambicioz: të ndjekë rrugëtimin drejt titullit botëror.
Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”, Genrich ka treguar se pasioni i saj për sportet e luftimit lindi që në vitet e shkollës, si një reagim ndaj bullizmit që kishte përjetuar.
“Në shkollë shpesh bëhesha shënjestër e talljeve dhe doja të gjeja një mënyrë për t’u mbrojtur.
Kështu nisi gjithçka”. Nga pasarelat e konkurseve të bukurisë te emocionet dhe përballjet e ringut, Tatjana Genrich po nis një kapitull krejt të ri në karrierën e saj, këtë herë me dorezat e boksit.
“KORÇA BOOM”

















