Nga Prokuror në krye të SPAK-Ut. Karriera e Klodian Brahos
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Nga 19 Dhjetori 2025, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) do të ketë një drejtues të ri. Altin Dumani largohet nga detyra dhe drejtimin e SPAK-ut e merr Klodian Braho. Braho u zgjodh me 7 vota, duke fituar ndaj kandidatëve të tjerë në garë: Adnan Xholi, Elvin Gokaj dhe Doloreza Musabelliu.
Kush Është Klodian Braho?
Klodian Braho u lind në Skrapar më 21 Korrik 1982. Në vitet 2000-2004 kreu studimet në Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa në vitet 2005-2008 studioi në Shkollën e Magjistraturës. Ai mori emërimin si prokuror më 14 Nëntor 2007.
Karriera e Tij Profesionale
Braho ka mbajtur detyra të ndryshme në sistemin e drejtësisë:
14.11.2007 – 2012: Prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
2012 – 2015: Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2014 – 2015: Zv.drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
2015 – 19.12.2019: Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Klodian Braho ka qenë pjesë e SPAK që nga krijimi i tij dhe aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit. Ai ka një rrugëtim të gjatë në hetimin e rasteve të korrupsionit dhe ka marrë pjesë në hetime të rëndësishme kombëtare.
Braho është prokurori që ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për persona të njohur, përfshirë Mirel Mërtirin, Stela Gugalljën dhe Klodian Zoton, si dhe duke ndjekur hetimet ndaj ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Me këtë përvojë të gjatë dhe të specializuar, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK-ut me detyrë për të vijuar luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.
"KORCA BOOM"



















