Ngjarja në bankë/ Dalin detaje të reja, ja si u krye g*abitja
- Jun 2
- 1 min read
Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me një grabitje të ndodhur këtë paradite në një institucion bankar në kryeqytet.
Sipas informacioneve, autori ka ndjekur një punonjëse të bankës dhe ka hyrë pas saj brenda institucionit. Në atë moment, ai dyshohet se ka përdorur një mjet që ngjante me armë për ta kërcënuar dhe i ka marrë një shumë parash që ajo po përgatitej t’i dorëzonte në arkë.
Autori ka qenë i pajisur me kaskë mbrojtëse për të fshehur identitetin e tij. Menjëherë pas ngjarjes, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një skuter, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
“KORÇA BOOM”
















