top of page

Ngjarje e rëndë/ Ish-zyrtari i PD-së goditet me sende të forta

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë mbrëmjen e kaluar, ku është dhunuar ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit, në Zadrimë të Lezhës.


Shtetasi Sokol Toma, 53 vjeç, është goditur me sende të forta në rrethana ende të paqarta.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në autostradën Mamurras–Laç, në zonën e Sanxhak.

Pas sulmit, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim më të specializuar.


Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe autorët e kësaj ngjarjeje, ndërsa ende nuk ka detaje zyrtare mbi rrethanat e plota të dhunimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page